Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
A duhet të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti…
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si domosdoshmëri për mbrojtjen, por edhe si një formë edukimi dhe forcimi të ndjenjës së patriotizmit. Në një intervistë për emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu solli shembuj konkretë nga vendet perëndimore dhe Lindja e Mesme. “Gjermania ka për ta rikthyer. Është popull 80 milionë ai, duhet të ketë ushtri. Me vullnetarë nuk bëhet kjo punë. Shërbimi ushtarak është edukim.” Ish-presidenti përmendi edhe Izraelin si një model që duhet të merret parasysh:...