A duhet të na thuhet vetëm në një gjuhë të huaj se çfarë po synohet dhe çfarë po fshihet pas procesit gjyqësor, juridik e politik në Hagë?

A duhet të na thuhet vetëm në një gjuhë të huaj se çfarë po synohet dhe çfarë po fshihet pas procesit gjyqësor, juridik e politik në Hagë?

Nga Hisen Berisha Kjo pyetje merr një peshë të veçantë pas qëndrimit të avokatëve të Hashim Thaçit, jurist me përvojë në proceset juridike dhe gjykimet e luftërave për liri, të cilët, duke komentuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara, vunë theksin pikërisht te raporti që vendimi krijon ndërmjet luftës për pavarësi të Kosovës dhe mjeteve që Trupi Gjykues i ka cilësuar si kriminale. Në po të njëjtin mendim janë edhe shumë diplomat e ekspert ndërkombëtar, që nuk i shërbejnë pretendimeve serbe e ruse në kezë proces. Sipas interpretimit bërë aktgjykimit, Trupi Gjykues ka shkuar më tej duke konstatuar se një pjesë e qëllimit të anëtarëve të “Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale” dhe “të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së” lidhej me arritjen e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve...