A do të ketë shkarkime në bashkinë e Fierit? Balluku takim me gjithë drejtorët

A do të ketë shkarkime në bashkinë e Fierit? Balluku takim me gjithë drejtorët

Në ambientet e bashkisë së Fierit ka nisur mbledhja dhe intervistomi i të gjithë drejtorëve të këtij institucioni lokal. Drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku në një takim në ambientet e bashkisë ka thirrur gjithë drejtorët ku u ka thënë se do të intervistojë gjithsecilin. Balluku është pritur nga kryebashkiaku Armando Subashi dhe deputeti i ri Ramion Kurti, por në takimin me drejtoret ata nuk kane qenë të pranishëm. Kujtojmë se pak ditë më parë kreu i qeverisë Edi Rama ka kërkuar riorganizim të bashkive në bazë të performancës së drejtorëve. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv