Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A do të kalohet ngërçi politik? Sot seanca e 34-tët për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
👁13040
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e sotme do të mblidhen sërish sot në tentativën e 34-të për të konstituar përbërjen e re parlamentare që nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt. Edhe në seancën e kaluar dështoi miratimi i propozimit për formimin e Komisionit Zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve politike që të propozojnë përfaqësuesit për këtë komision, por propozimi dështoi sërish. Ky komision do t’i hapte rrugë votimit për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares....