A do të garojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Gonxhja

A do të garojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Gonxhja

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte kandidati më i votuar nga listat e hapura, duke fituar besimin e 24.802 qytetarëve të Tiranës, të cilët e votuan në zgjedhjet e 11 majit. Numri i lartë i votave preferenciale sipas Gonxhes është përgjegjësi e madhe, por ai nuk e fshehu krenarinë për rezultatin. “Nuk diskutohet që është një barrë shumë e madhe. Është një gëzim, është një krenari, është një kënaqësi kur shikon rezultatin, por nga ana tjetër është automatikisht një përgjegjësi shumë e rëndë, shumë e madhe, që duhet të përkthehet menjëherë në përveshje mëngësh për të punuar”, u shpreh Gonxhja...
Burimi: Gijotina.com