A do të arrihet një marrëveshje tregtare BE-SHBA? Von der Leyen zhvillon sot takim me Trump në Skoci

A do të arrihet një marrëveshje tregtare BE-SHBA? Von der Leyen zhvillon sot takim me Trump në Skoci

Në mosmarrëveshjen për tarifat midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen takohet sot (27.07.) në Turnberry të Skocisë me Presidentin e SHBA Donald Trump. Vendimi u mor pas një “bisede të mirë telefonike” me Trumpin, shkroi von der Leyen në platformën X. Ata do të diskutojnë për “marrëdhëniet tregtare transatlantike” dhe si të mbahen ato të forta. Trump sheh “mundësi 50%” Para se të nisej për në Skoci, Trump i kishte vlerësuar mundësitë për të arritur një marrëveshje me BE me 50%. “Do të thoja se kemi 50% mundësi, ndoshta edhe më pak, por 50% mundësi për të arritur...