A do ta çelë seancën e parë të Kuvendit? Berisha i prerë: Asnjëherë për bandën e hajdutëve…

A do ta çelë seancën e parë të Kuvendit? Berisha i prerë: Asnjëherë për bandën e hajdutëve…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë mundësinë që të jetë ai deputeti që do të çelë seancën e re parlamentare në shtator, edhe pse është deputeti më i vjetër. Pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të masës “detyrim paraqitje”, Berisha deklaroi se nuk mund të marrë një rol të tillë në një parlament që, sipas tij, është produkt i një procesi zgjedhor të manipuluar. Ai e konsideroi këtë si pjesë të një beteje më të gjerë kundër asaj që e quan vjedhje e organizuar e votës dhe shprehu vendosmërinë për të vijuar përballjen politike...
Burimi: Gijotina.com