Interpelancë për projektin TID në Durrës/ Zhupa: Shkatërrimi i trashëgimisë! Gonxhja: Investim transformues

Interpelancë për projektin TID në Durrës/ Zhupa: Shkatërrimi i trashëgimisë! Gonxhja: Investim transformues

Një interpelancë u zhvillua sot në Kuvend mes ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja dhe deputetes së PD-së, Ina Zhupa me kërkesë të kësaj së fundit. Objekti i kërkesës për interpelancë ishte për të marrë sqarime në lidhje me projektin TID në Durrës, ndikimin e tij në zhvillimin e turizmit, trashëgiminë kulturore dhe mbi të gjitha për pasojat që ai sjell për pronarët dhe banorët e zonës së prekur. Demokratja ngriti si shqetësim shpronësimin me mbi 70 familjeve në zonën ku është projekttuar jetëzimi i projektit, për të cilët thotë se janë pronarë të ligjshëm. Zhupa tha se se projekti TID shkatërron trashëgiminë e Durrësit ndërsa i drejtoi disa pyetje Ministrit Gonxhja se si është hartuar plani i projektit në fjalë, a janë bërë konsultime me banorët...