Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Interpelancë për projektin TID në Durrës, Zhupa: Shkatërron trashëgiminë; Gonxhja: Investim transformues
Deputetja demokrate Ina Zhupa dhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilluan sot një interpelancë në Kuvend lidhur me projektin TID në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalës së saj, deputetja Ina Zhupa akuzoi qeverinë se po përdor projektin TID si justifikim për të prishur banesa historike dhe për të dëmtuar identitetin e qytetit. “Projekti TID për Durrësin, është projekti i fshehur nën emrin për përmirësimine turizmit, e në fakt është një projekt për shkatërrimin e trashëgimisë së Durrësit. Qyteti siç ka qenë 3 mijë vjeçar të shkatërrohet, banesat e qytetarëve të cilat janë banesa historike, që kanë edhe tabela jashtë tyre si mure historike, të shkatërrohen. Pse është kjo sjellje pushtuesish në Durrës? Pushtuesit kur shkonin në një qytet digjnin banesat, shkatërronin vendbanimet....