Inflacion rekord në Kosovë: Mishi, frutat, qumështi, djathi e vezët me rritje prej 5.3%

Inflacion rekord në Kosovë: Mishi, frutat, qumështi, djathi e vezët me rritje prej 5.3%

Indeksi i çmimeve të konsumit tregon përshkallëzim të çmimeve: nga një normë vjetore prej 1,5 për qind në janar, inflacioni pothuajse u katërfishua, duke arritur në 5,3 për qind në nëntor, ndërsa rritja mujore në nëntor ishte 0,4 për qind. Çmimet e konsumit në Kosovë kanë vazhduar trendin rritës edhe gjatë muajit nëntor. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës  Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) në nëntor 2025 ishte 5.3% më i lartë krahasuar me nëntorin e vitit 2024. Ndërsa, në krahasim me muajin tetor 2025, inflacioni mujor ishte 0.4%. Sipas raportit për muajin nëntor, kulmi vjetor i rritjes u shënua pikërisht në këtë muaj, me 5,3 për qind krahasuar me nëntorin 2024. Një muaj më parë, në...