Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Tesla miraton paketë të re shpërblimi për Elon Musk me vlerë 29 miliardë dollarë
Tesla ka miratuar një marrëveshje të re kompensimi për CEO-n e saj, Elon Musk, që përfshin një shpërblim në aksione me vlerë 29 miliardë dollarë. Kjo paketë e re synon ta mbajë Musk në krye të kompanisë deri në vitin 2027, në një kohë kur Tesla po zhvendos fokusin nga automjetet elektrike drejt teknologjive më të avancuara si robotaksit dhe robotët humanoidë, sipas Reuters. Marrëveshja përfshin dhënien e 96 milionë aksioneve të reja, e cilësuar nga kompania si një “hap besimi” për të ruajtur paketën fillestare prej 50 miliardë dollarësh të miratuar në vitin 2018, por që u anulua nga një gjykatë në Delaware për shkak të parregullsive në procesin e miratimit. Paketa e re do të hidhet në votim më 6 nëntor gjatë mbledhjes...