Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shkëndija bie në ndeshjen e parë, Qarabag fiton në Champions
Shkëndija ka pësuar disfatë 1-0 ndaj Qarabag, në ndeshjen e parë të turit të 3-të Champions League. Në Tetovë, azerët zhbllokuan shifrat në minutën e 18-të, me anë të Bayramov, i cili përktheu në gol një penallti. Në pjesën e dytë, të besuarit e Jeton Beqirit patën rastet e tyre, por pa mundur dot të vendosin ekuilibrat. Për t’u theksuar një rast i Ibraimit në fund, me lojtarin që shpërdoroi mundësi të mirë. Kualifikimi kështu do të vendoset në aktin e kthimit, me sfidën që luhet me 12 gusht.