Venus Williams e përjetshme: Ikona e tenisit rikthehet në fushë dhe fiton në moshën 45-vjeçare

Venus Williams e përjetshme: Ikona e tenisit rikthehet në fushë dhe fiton në moshën 45-vjeçare

Venus Williams u rikthye të luajë një ndeshje tenisi pas një pauze 16-mujore, gjatë së cilës iu nënshtrua një operacioni në miter. Ajo u rikthye me me një fitore në dyshe në turneun WTA Open në Uashington. Amerikania 45-vjeçare kishte si partnere bashkatdhetaren Hailey Baptiste. Në këtë ndeshje ato mposhtën kanadezen Eugenie Bouchard dhe amerikanen Clervie Ngounoue me rezultatin 2-0 (6-3, 6-1) në raundin e dytë. “Është ndoshta edhe më e vështirë të luash këtë ndeshje menjëherë pas kthimit sepse nuk jam lojtare e lojës dyshe“, tha Venus Williams, fituese gjashtë herë e grand slam dhe ish-numri 1 në botë...
Burimi: Telesport.al