Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rafuna sërish kërkon shtyrjen e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u bëri thirrje institucioneve të vendit që të kërkojnë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të shtyjë zbatimin e vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë. Një ditë para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Rafuna në një konferencë për media tha se dalja e bizneseve në tregun energjetik me tarifa të parregulluara do të ketë “efekte të mëdha negative për bizneset, ekonominë dhe qytetarët”. Ai përsëriti kërkesën e bizneseve që vendimi të shtyhet për një kohë, në mënyrë që, siç tha Rafuna, tregu të përgatitet më mirë. “E theksoj edhe një herë, asnjë biznes nuk është kundër daljes në tregun e lirë. Biznesi po e kërkon vetëm fazën e tranzicionit në mënyrë që të...