Shpërdorim detyre dhe përndjekje, AMP arreston dy punonjës policie, pezullohet një tjetër

Shpërdorim detyre dhe përndjekje, AMP arreston dy punonjës policie, pezullohet një tjetër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy punonjës policie dhe ka pezulluar nga detyra një tjetër. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç, me detyrë Shef i Zyrës së Inspektim-Parandalimit, në Drejtorinë e Shërbimit të MZSH-së në Bashkinë Korçë, i dyshuar për “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Arrestimi i tij u krye pasi duke drejtuar automjetin Volkswagen Pasat në unazën e qytetit të Korçës, ai është përplasur me mjetin Mercedes Benz që drejtohej nga shtetasi J. S. dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale. Pas testimit të bërë me aparatin Drager ai rezultoi mbi normën e lejuar, në masën 1.07...