Marrëveshja e armëpushimit, Izraeli kërcënon Hamasin: Pranoni, ose do të shkatërroheni!

Marrëveshja e armëpushimit, Izraeli kërcënon Hamasin: Pranoni, ose do të shkatërroheni!

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi të premten Hamasin që të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza të propozuar nga i dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, “ose  do të shkatërrohen”, përcjell A2 CNN. Propozimi përfshin një armëpushim 60-ditor, lirimin e 10 pengjeve izraelite të gjalla dhe 18 trupave në dy faza, në këmbim të lirimit nga Izraeli të 1,236 të burgosurve dhe të ndaluarve palestinezë, si dhe trupat e 180 palestinezëve. Katz deklaroi se ushtria izraelite po vazhdon operacionet në Gaza me forcë të plotë, duke kryer sulme nga ajri, toka dhe deti në një shkallë të paprecedentë, shkruan A2 CNN. Ai shtoi se pas “eliminimit të terroristëve dhe pastrimit të zonës”, ushtria izraelite do të qëndrojë për...