Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pse Belinda Balluku është e ardhmja e PS?
Jurden Asllani Student në UT Ndoqa zgjedhjet e 11 majit. Fushata ishte me akuza ngado e kudo, në PS e në PD. Gjithkush të shante kundërshtarin. Ndërsa më bëri përshtypje se në Fier Gazmend Bardhi akuzonte dhe çfarë nuk thoshte kundër Belinda Ballukut të PS-së. Por zonja Balluku ruajti qetësinë, nuk iu përgjigj por takonte njerëz, bisedonte dhe fliste se si mund të rregullohen gjërat. Edhe Agron Gjekmarkaj në Lezhë, nuk fliste me gjuhën e Tomor Alizotit e Gaz Bardhit. Edhe ai bëri fushatë të qetë. Belinda Balluku është me tepër se Gaz Bardhi demokrate, edhe pse vjen nga një familje e nderuar ish-komuniste, të cilën e përsekutoi dhe shkatërroi diktatori komunist Enver Hoxha. Me aq sa kam lexuar Belinda Balluku ka kaluar fëmijërinë në...