KQZ rrëzon denincimet e PD për “trenin bullgar”

KQZ rrëzon denincimet e PD për “trenin bullgar”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike për “trenin bullgar” të pretenduar për ngjarjen e Peqinit, ku opozita deklaroi se kishte kapur fletë votimi në një lokal dhe që përdoreshin nga Partia Socialiste për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka kthyer përgjigjet sot përfaqësuesit ligjor të koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Franc Nuri, mbi kërkesën për ekspertim të datës 23 maj. Sipas përgjigjet së KQZ-së nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore. “Në përgjigje të shkresës suaj, administruar me tonën nr. 4865 prot., datë 23.5.2025, me lëndë “Kërkesë për informacion dhe ekspertim të pavarur mbi materialet zgjedhore të kapura në Peqin,...