Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Haribo tërhiqet nga supermarketet në Holandë/ Shkak, prania e kanabisit në përmbajtje
Haribo ka tërhequr mijëra pako të saj nga supermarketet dhe pikat e tjera të shitjes së tyre në Holandë pas raportimeve që në përbërjen e tyre kishte Kanabis. Qindra persona kishin raportuar se ndiheshin keq pasi kishin ngrënë nga një pako 1 kilogramshe e Haribo e njohur si “Happy Cola Fizz”.Shumica e ankesave erdhën nga prindër të cilët thane se fëmijët e tyre nuk ishin mire pasi konsumuan këto karamele. Agjencia Holandeze për Sigurinë ushqimore raportoi se pas ankesave të bëra ata morën mostra të këtyre karameleve ku u tregua se brenda tyre kishte kanabis. Haribo deklaroi pas inspektimit se siguria e konsumatorëve ishte prioriteti i tyre dhe prandaj kishte vendosur të tërhiqte paketimin 1 kilogramsh nga shitja në mënyrë të menjëhershme. Kompania deklaroi se...