Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vuçiç akuza Kosovës e Perëndimit: Ndërkombëtarët po heshtin për mbylljen e institucioneve serbe në veri
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar Perëndimin se po “hesht” sa i përket mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veriun e Kosovës, që funksionojnë sipas sistemit serb. Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, Vuçiç tha se zhvillimet e fundit dhe incidentet në Kosovë tregojnë se këto janë “veprime të organizuara” nga Prishtina, me ndihmën e “heshtjes kumbuese” të komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequr nga shtetet perëndimore. “Ata po heshtin sepse shpresojnë që në heshtje, populli serb do të dëbohet nga tokat e tyre shekullore në Kosovë. Në të njëjtën kohë, kjo situatë po shkakton ankth te disa aktorë politikë në Perëndim dhe Lindje, që është një dhimbje koke shtesë për kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurtin, dhe këtë, në kuptimin politik, duhet...