Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shtegu digjital” drejt Brukselit, Inteligjenca Artificiale si ura e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian
Në një epokë ku teknologjia po riformaton ekonominë dhe administratën publike, Inteligjenca Artificiale nuk është më një luks i vendeve të zhvilluara, por një mjet strategjik për vende aspirante si Shqipëria. Dhe ndoshta, për herë të parë, Shqipëria ka në dorë një “shteg të shpejtë” për të përshpejtuar hapat e saj drejt Bashkimit Europian. “Transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale vërtet ndryshon biznesin dhe produktivitetin, por mund të mbyllë vende pune dhe tregu i punës do të bëhet edhe më problematik, veçanërisht përtë rinjtë. Dhe po sjell shumë sfida në siguri. Ne të gjithë e dimë se inteligjenca artificiale mund të na ndihmojë të luftojmë korrupsionin me shërbimet elektronike, të përmirësojmë bujqësinë, arsimin, të parashikojmë disa fatkeqësi natyrore, por ajo mund të sjellë rreziqe të tjera...