Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Studentë apo spiunë? Të rinjtë kinezë nën sitën e Donald Trump, mijëra në pasiguri
Një valë refuzimesh vizash dhe deklarata të ashpra nga autoritetet amerikane kanë futur në pasiguri mijëra studentë kinezë që shpresonin të ndjekin studimet e larta në Shtetet e Bashkuara. Shkurtimet e fundit në politikat e imigracionit të administratës Trump kanë rikthyer një tension të hershëm mes edukimit dhe sigurisë kombëtare, duke vënë në pikëpyetje fatin e një brezi të rinjsh. Xiao Chen, një 22-vjeçare kineze e pranuar për komunikim në Universitetin e Michiganit, doli e tronditur nga Konsullata Amerikane në Shangai pasi kërkesa e saj për vizë u refuzua pa asnjë shpjegim. Refuzimi i saj nuk është i izoluar. Qindra studentë të tjerë janë përballur me të njëjtin fat, ndërsa Uashingtoni ka shpallur një politikë të re për të “revokuar në mënyrë agresive” vizat për...