Si po e ndihmon Perëndimi Rusinë që të financojë luftën e saj në Ukrainë

Si po e ndihmon Perëndimi Rusinë që të financojë luftën e saj në Ukrainë

Nga Vitaly Shevchenko, BBC Rusia ka vazhduar të fitojë miliarda nga eksportet e saj të karburanteve fosile drejt Perëndimit, tregojnë të dhënat, duke ndihmuar në financimin e pushtimit të saj të plotë të Ukrainës – tashmë në vitin e katërt. Që nga fillimi i këtij pushtimi në shkurt 2022, Rusia ka fituar më shumë se trefishi i shumës që Ukraina ka marrë si ndihmë nga aleatët e saj. Të dhënat e analizuara nga BBC tregojnë se aleatët perëndimorë të Ukrainës i kanë paguar më shumë Rusisë për hidrokarbure sesa i kanë dhënë ndihmë Ukrainës. Aktivistët thonë se qeveritë në Europë dhe Amerikën Veriore duhet të bëjnë më shumë për të ndalur që nafta dhe gazi rus të vazhdojnë të ushqejnë luftën në Ukrainë. Sa po...