VIDEO-Deputeti i Pojës, Balla i Durrësit/ Artan Hoxha: PS nga profesorët te mafiozët dhe ordinerët

VIDEO-Deputeti i Pojës, Balla i Durrësit/ Artan Hoxha: PS nga profesorët te mafiozët dhe ordinerët

Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’, gazetari Artan Hoxha u shpreh se, Edi Rama ka përjashtuar gjatë këtyre zgjedhjeve 45 deputetë. Duke bërë një krahasim me deputetët e mëparshëm të PS-së, Hoxha u shpreh se, Rama ka hequr profesorët dhe ka futur mafiozët dhe ordinerët në parlament. ‘Deputeti Balla tani foli si deputet i 2021. Në shtator do ta kesh si deputet të 2025. Se do të kesh Tërmetin aty. Ikur koha kur Tepelenën e përfaqësonte profesor Ethem Ruka, tani do e përfaqësojë doktor Tërmet Peçi. Iku koha kur Fierin e përfaqësonin ata që ishin socialistë 24 karatë, ishin profesorë, inxhinierë, tani ka ardhur Zegjineja. Ky do të jetë parlamenti në shtator. Lideri sot ishte në Gjermani me halle globale. Ne do merremi me këto...