Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Si sytë zbulojnë sekretet e kujtesës dhe fokusit tonë
Kur mendimet shumohen në mendje dhe truri përpiqet të përqendrohet tek ajo më e rëndësishmja, ai aktivizon atë që shkencëtarët e quajnë ‘memorie pune’, një mekanizëm që mban të gjallë informacionin e nevojshëm për të përmbushur detyrat e momentit. Por si matet ky proces i brendshëm? Një studim i ri nga Universiteti i Teksasit në Arlington zbuluar se mënyra se si ndryshojnë bebëzat e syrit gjatë përqendrimit është tregues i fuqisë së kësaj ‘memorieje pune’. Profesor Matthew Robison dhe studentja e doktoraturës Lauren D. Garner testuan 179 vullnetarë duke monitoruar me kamera madhësinë e bebëzave të tyre ndërsa ata përpiqeshin të mbanin mend ngjyra, forma apo shkronja që shfaqeshin në ekran. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit me performancën më të mirë kishin bebëza që zgjeroheshin më...