Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga bizneset e mëdha, SME-të deri te të dypunësuarit/ Kategoritë e debitorëve që mund t’u bllokohen automjetet
Nga bizneset e mëdha, të mesme dhe ato të vogla, të vetëpunësuarit apo edhe të dypunësuarit janë kategoritë që do të preken nga marrëveshja e publikuar nga Drejtoria e Tatimeve për debitorët, të cilëve mund t’u bllokohen automjetet. Ekspertët kontabël shpjegojnë për Top Channel se si mund të preken të gjitha kategoritë e përcaktuara. “Objekti i marrëveshjes janë të gjitha bizneset e të gjitha segmenteve, pra që nga të vetëpunësuarit, bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha, të cilët kanë detyrime tatimore të pashlyera. Natyrisht është një masë për të disiplinuar dhe për të paguar ato borxhe tatimore, dhe nga ana tjetër, individë të ndryshëm të cilët deklarojnë të ardhurat — ata që janë me dypunësim apo ata që deklarojnë të ardhurat vjetore të...