Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Propozimi i SHBA-së për armëpushim në Gaza, Hamasi i zhgënjyer me disa nga kushtet
                            Hamasi është i zhgënjyer nga propozimi i fundit nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, për lirimin e pengjeve, pasi nuk përfshin një garanci të qartë nga Uashingtoni se armëpushimi i përkohshëm do të çojë në një armëpushim të përhershëm, sipas një burim të afërt me negociatat. Konkretisht, propozimi i Witkoff parashikon që të dy palët do të negociojnë kushtet e një armëpushimi të përhershëm gjatë armëpushimit të përkohshëm 60-ditor. Megjithatë, propozimi nuk përcakton që, nëse bisedimet zgjasin përtej 60 ditëve, armëpushimi i përkohshëm do të zgjatet në përputhje me rrethanat, sipas burimit. Hamasi po kërkon një propozim që do të siguronte këtë zgjatje, duke pasur parasysh se në marrëveshjen e mëparshme të nënshkruar në janar, Izraeli refuzoi të negocionte kushtet e një armëpushimi...