Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Vota e diasporës ‘vdiq’ pa hyrë në kuti”, Berisha: 11 maji, farsa më e shëmtuar! Do paraqesim raportin përfundimtar për zgjedhjet
Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një konferencë me gazetarët ku foli për zgjedhjet e 11 majit, ku sipas tij ishin ‘farsa më e shëmtuar’. Më tej u ndal te vota e diasporës, ku tha se ‘vdiq pa hyrë në kuti’. Në lidhje me raportin e OSBE/ ODIHR, kryedemokrati tha se PD po bën gati raportin e saj të fundit për zgjedhjet. “Vota e diasporës ishte vota që supozohej të ishte më e lira. Shtetërimi i saj tregoi vdekjen e saj pa hyrë në kuti, mendoj se farsa elektorale ka elementë të tjerë kapital. Një qeveri kurrë nuk mund të shpërndajë para, bonuse në periudhë të fushatës elektorale. Mendoj se një qeveri kurrë nuk mund të falë 200 mln gjoba dhe kamata dy ditë para...