Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Toka është e jona”/ 5 shokët nga Nikla dhunojnë dhe kërcënojnë dy pronarët në Tiranë (VIDEO)
Pamje nga videoja TIRANË- Një konflikt për çështje pronash ka ndodhur në kryeqytet. Policia e Tiranës ka bërë me dije se 4 persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Kjo për shkak se dhunuan dhe kërcënuan për një sipërfaqe toke në rrugën e Elbasanit. Në pranga kanë përfunduar: Endri Allushi, Erald Basha, Emiljano Topi, Ardian Shera, ndërsa në kërkim është shpallur Ervin Topi. PAMJET: Të gjithë janë banues në Nikël. Së bashku, shkuan dhe kërcënuan L.H dhe A.C, duke pretenduar se prona që ata kanë blerë në 2021 nga një tjetër person, në fakt është e tyre. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pretendimi”. Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një sipërfaqe toke në Rrugën e Elbasanit, me pretendimin...