Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Mbyllet pas 15 minutash seanca e parë e Kuvendit, Berisha përplaset me Spiropalin
Sali Berisha TIRANË-Seanca e sotme parlamentare, ashtu siç ishte paralajmëruar, është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe maxhorancës. Folësi i parë në Parlament ishte kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe pas përfundimit të minutazhit të dhënë prej 5 minutash, kryetarja e Kuvendit i mbylli fjalën. Berisha: Të nderuar deputetë, kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së Perdes së Hekurt në Europën ish-komuniste. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve. Pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë...