Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi përplaset me Spiropalin dhe Ballën: Dhunuat zgjedhjet! E keni kthyer Kuvendin si pronë private
Në drejtimin e Kryetares, Elisa Spiropali, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Konferenca shqyrtoi projektprogramin e punës së Kuvendit për periudhën 29 Maj-8 Korrik 2025 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 29 Maj-18 Qershor 2025. Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakordësi dhe çështja i kaloi për votim seancës plenare. Në Konferencën e Kryetarëve nuk munguan as debatet, e sidomos mes Gazment Bardhit, kreut të grupit parlamentar të PD dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali e Taulant Ballës. Bardhi akuzoi se e kanë kthyer Kuvendin në pronë private, ndërsa vijoi me pretendimet për ‘dhunim zgjedhjesh’. “E keni kthyer kuvendin si pronë private. Vini këtu sikur jeni kthyer nga Suedia, ku në fakt jeni kthyer nga një llum që e keni krijuar ju me duart...