Burimi: 
								Lajme.al
								
							
                                    Foto © Lajme.al                                
                            Ervin Salianji kërkesë për lirim të parakohshëm nga burgu
                            Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dorëzuar një kërkesë për lirim të parakohshëm nga qelia. Mësohet se kërkesa është dorëzuar në gjykatën e Fierit. Më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik.