Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Elmar Brok takohet me Edi Ramën në Gjermani: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart!
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama në Gjermani pas zgjedhjeve të 11 majit. Detajet nga biseda e këtij takimi i ka përcjellë Rama në një postim në rrjetet sociale. Postimi i kryeministrit: Në vijim postimi i plotë: Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!Unë (Edi Rama): Unë vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër.*Aachen, Gjermani