Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Keni dhunuar zgjedhjet”, Bardhi debate me Spiropalin dhe Ballën në Konferencën e Kryetarëve
Konferenca e Kryetarëve, e para mbledhje pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, është përfshirë në debate mes kreut të grupit të PD Gazment Bardhi, dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe Taulant Ballës. Në fjalën e tij, Bardhi akuzoi socialistët se po e trajtojnë Kuvendin si pronë private. Gazment Bardhi: E keni kthyer kuvendin si pronë private. Vini këtu sikur jeni kthyer nga Suedia, ku në fakt jeni kthyer nga një llum që e keni krijuar ju me duart tuaja. Keni caktuar një seancë turpi për të bërë vetëm ti foto aty. Nuk keni caktuar dhe nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës. Këtë e garanton rregullorja e Kuvendit. Unë e kuptoj qe ju nuk doni debat. Sepse doni ta trajtoni sikur jeni kthyer nga pushimet,...