Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit

Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më 28 maj se ushtria e tij e ka vrarë Mohammed Sinwar, udhëheqësi i supozuar i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Ai është vëllai i shefit të vrarë të këtij grupi, Yahya Sinwar. “Në 600 ditët e ‘Luftës të Rilindjes’, ne me të vërtetë e kemi ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme”, tha Netanyahu para Parlamentit. “Kemi larguar terroristët nga territori, kemi hyrë me forcë në Rripin e Gazës, kemi eliminuar dhjetëra mijëra terroristë, kemi eliminuar Mohammed Sinwarin”. Mediat izraelite kishin raportuar se Sinwar ishte vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite në qytetin jugor të Gazës, Han Junis më 13 maj. Atëbotë, ushtria izraelite tha se kishte kryer...