Akuzat nga Partia e Lirisë dhe Meta, reagon Braimllari: Sa herë që kanë siklet, përmendin emrin tim

Akuzat nga Partia e Lirisë dhe Meta, reagon Braimllari: Sa herë që kanë siklet, përmendin emrin tim

Dikur pjesë e rëndësishme e Partisë së Lirisë, sot Endrit Braimllari si ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, thotë se sa herë që PL ka probleme, përmendin emrin e tij. “Është kthyer në situatë qesharake. Kam një vit e gjysmë që jam larguar nga ajo parti dhe sa herë që kanë ndonjë siklet ata, përmendin emrin tim. Është një përpjekje për të goditur imazhin tim, për të më intimiduar në qëndrimet e mia politike dhe për të hequr vëmendjen nga thelbi i çështjes. Unë nuk kam lidhje me lobimin dhe jam i papërfshirë. Kur dëgjoj disa deklarata, bindem që kam marrë vendimin e duhur dhe në kohën e duhur për të nisur një angazhim të ri politik. Ndihem shumë mirë në Partinë Socialiste. Nuk kam...