Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Marrëveshja Gjermani-Ukrainë për raketat, reagon Lavrov: Me këtë vendim Berlini është përfshirë drejtpërdrejtë në luftë
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjermanisë e cila njoftoi sot se do i japë fonde Kievit për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Lavrov në deklaratën e tij theksoi se me këtë vendim Gjermania është e përfshirë drejtpërdrejt në luftë. “Nëse e kuptova saktë atë që lexova, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi në një konferencë për shtyp se që nga fillimi kishte në mendje pikërisht financimin e prodhimit të raketave të çdo rrezeje veprimi në Ukrainë. Me sa duket nuk flitet për dërgesa raketash gjermane. Kjo duhet të verifikohet. Të dy po përshkallëzojnë tensionet, duke mbështetur luftën. Gjermania është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë luftë, Gjermania po shkon drejt kolapsit, siç ka ndodhur në të kaluarën”,...