Ekonomia Kreative, Gonxhja: Po afirmohemi me dinjitet në ekonomi, turizëm, inovacion e teknologji

Ekonomia Kreative, Gonxhja: Po afirmohemi me dinjitet në ekonomi, turizëm, inovacion e teknologji

Në takimin ministerial të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë Kreative në Kotor të Malit të Zi, u shpall edhe Paketa e Përkrahjes për Ekonominë Kreative. Kjo shpallje u bë në drejtimin e të Ngarkuarës Speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të Zyrës Qendrore të British Council, në prezencë të përfaqësuesve të Bankës Botërore, institucioneve dhe organizatave partnere. I pranishëm ka qenë edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili ka theksuar progresin. “Theksuam progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe zhvillimet pozitive në sipërmarrjet e reja, ekonomi, turizëm, inovacion e teknologji. Ekonomia kreative s’është më alternativë, por një motor zhvillimi që mund të gjenerojë deri në 700 milionë...