Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rijetësimi i Kalasë së Kaninës, Rama poston fotot: Do të kthehet në ndalesë të paharrueshme për çdo udhëtar
Në Kalanë e Kaninës kanë nisur ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, si dhe zbatimet e planeve të reja të interpretimit dhe përmirësimit të eksperiencës së vizitorëve. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje, ku informon se në Kalanë e Kaninës ka nisur nga procesi i rijetësimit, për ta kthyer këtë objekt të trashëgimisë sonë kulturore në një destinacion të vizitueshëm turistik. ”Në Kalanë e Kaninës ka nisur procesi i rijetëzimit, për ta kthyer këtë objekt të trashëgimisë sonë kulturore në një destinacion të vizitueshëm turistik, me ruajtjen e identitetit historik dhe krijimin e hapësirave të reja panoramike nga ku mund të shihen pamjet mahnitëse të gjirit të Vlorës, që do ta kthejnë Kaninën në një ndalesë të paharrueshme për çdo udhëtar që kërkon të përjetojë historinë...