Sterilizimi/ Ilir Beqja pretendon se është i pafajshëm, dëshmia në GJKKO

Sterilizimi/ Ilir Beqja pretendon se është i pafajshëm, dëshmia në GJKKO

Ka nisur seanca e radhës për gjyqin mbi dosjen e sterilizimit në Gjykatën e Posaçme, ku i pranishëm ka qenë si i pandehur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, që në këtë proces ndiqet në gjendje të lirë, por është i arrestuar për fondet e ‘SASPAC”. Gjatë seancës, ku SPAK ka 9 persona të pandehur në dosje, ka folur vetë ish-ministri Beqaj, i cili pretendoi se është i pafajshëm, duke u bazuar tek një vendim i mëparshëm i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai vuri theksin te “parimi i gjësë së gjykuar”, duke artikuluar edhe një vendim pushimi të Prokurorisë së Tiranës më parë dhe që për të “janë pafajësi”, bazuar edhe te vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë. “I kërkova SPAK-ut të më japë një vendim të ish-Krimeve...