Berisha paralajmëron: Kemi në dorë laptopin e patronazhistëve, do nxjerr fakte!

Berisha paralajmëron: Kemi në dorë laptopin e patronazhistëve, do nxjerr fakte!

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë të radhës për mediat, ku zbardhi pretendime të reja që sipas tij faktojnë blerjen e votës. Në fjalën e tij, Berisha tha se lufta ka nisur dhe nuk do të dalë. I pyetur nëse opozita do të jenë nesër në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kryedemokrati nuk la asgjë që të kuptohej. Ai nuk zbuloi asnjëlloj skenari për nesër, por u shpreh se edhe denoncimet e opozitës janë luftë. Sipas tij, lufta bëhet edhe me zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. “Lufta nuk bëhet vetëm me kallashnikov dhe bazuka. Nuk është luftë kjo që po bëjmë? Nuk pranojmë ne këto zgjedhje. Ne kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Nuk pranojmë ne...