Argjentina merr autorizimin për të eksportuar mish viçi në Shqipëri

Argjentina merr autorizimin për të eksportuar mish viçi në Shqipëri

Foto ilustruese BUENOS AIRES- Shërbimi Kombëtar për Shëndetin dhe Cilësinë Agro-Ushqimore (Senasa) ka konfirmuar se do të sjellë mish viçi edhe në Shqipëri. Portali zyrtar i shtetit argjentinas ka bërë me dije se Departamenti i Mjekësisë Veterinare dhe Mirëqenies së Kafshëve i Republikës së Shqipërisë njoftoi zyrtarisht hapjen e tregut të tij për mishin e viçit argjentinas. Vendimi përfshin miratimin e Certifikatës Ndërkombëtare Veterinare që do të shoqërojë çdo dërgesë. Autorizimi shtrihet në të gjitha prerjet e mishit të destinuara për konsum njerëzor, me përjashtim të vetëm të mishit të ndarë mekanikisht, ndërsa shtojnë se çdo dërgesë duhet të përmbushë kërkesat shëndetësore të specifikuara në CVI, duke siguruar gjurmueshmërinë dhe standardet e sigurisë. Për të zgjedhur fabrikat e paketimit të mishit që eksportojnë, Shqipëria do...