Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndër kandidatët më të votuar në vend/ Braçe tregon në “Wake Up” nëse do të bëhet pjesë e qeverisë: Do bëj deputetin me kohë të plotë, por…
Erion Braçe, deputeti i dytë më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Tiranës, me 23864 vota në total, ishte këtë mëngjes i ftuar në “Wake Up”. Mirënjohës ndaj atyre që e votuan, Braçe u zotua se do të bëjë çdo ditë detyrën e deputetët, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes në kabinetin qeverisës. “Nëse më vjen mundësia, do të marr vendimet e mia. Por deputetin do ta bëj me kohë të plotë, e kam për detyrë ndaj atyre që më votuan”, tha Braçe, që deri në shtator do të vazhdojë të përfaqësojë Divjakën në Kuvend. Krahas figurave të reja që do të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë, socialisti theksoi se figura të reja duhen edhe në Partinë Socialiste. “Duhen figura të reja...