Soko: Zgjedhjet e 11 Majit më të këqija pas 1996-ës. Krimi, paratë publike ishin sheshit

Soko: Zgjedhjet e 11 Majit më të këqija pas 1996-ës. Krimi, paratë publike ishin sheshit

Pano Sako nga ”Nisma Shqipëria Bëhet”, thotë se priste që SPAK të vendoste drejtësinë e munguar që kriminelët mos përfshiheshin në zgjedhje. Për të nevoja për të vendosur drejtësi në zgjedhje është pararendëse jo pasrendëse, në mënyrë që administrata publike dhe institucionet shtetërore të mos përdoreshin dhe të mos presionoheshin. Sipas tij zgjedhjet e 11 majit ishin më të këqijat pas 1996-ës, ku krimi dhe paratë publike ishin sheshit. ”Ndryshe nga të gjitha rastet e tjera nevoja për të vendosur drejtësi në zgjedhje është pararendëse jo pasrendëse. Nevoja që kemi ne është për të pasur një lojë të ndershme. Dhe përgjegjësinë që duhet të mbajnë institucionet. Prisja që SPAK në këto zgjedhje të vendoste drejtësinë e munguar atë që ka munguar në shumë zgjedhje pararendëse...