Përdorimi i celularit para gjumit rrit rrezikun e pagjumësisë

Përdorimi i celularit para gjumit rrit rrezikun e pagjumësisë

Një studim i ri i publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Psychiatry” ka zbuluar se përdorimi i smartphone-it apo tabletit para gjumit mund të rrisë rrezikun e pagjumësisë me 59%. Studimi u krye në Norvegji me mbi 45,200 të rinj të moshës 18-28 vjeç dhe tregoi se nuk është vetëm drita blu apo rrjetet sociale që ndikojnë në gjumë, por edhe koha e kaluar para ekranit. “Ajo që ka ndikim nuk është ajo që bëjmë ne, por koha që kalojmë duke parë ekranin,” shpjegon Gunnhild Johnsen Hjetland, koordinatore e studimit të botuar në “Frontiers in Psychiatry”. Sipas studiuesve, ata që përdorin telefonin për të paktën një orë pasi shtrihen në shtrat, flenë mesatarisht 24 minuta më pak dhe përballen me më shumë vështirësi për të...