Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“SKY ECC” çmonton organizatën shqiptaro-italiane në Belgjikë, 14 të arrestuar dhe qindra kg kokainë
Droga e sekuestruar BELGJIKË- Një rrjet trafiku droge që transportonte mallrat përmes portit të "Le Havre" është goditur nga Policia belge. Sipas mediave të huaja, nga goditja e grupit, Policia belge ka gjetur dhe sekuestruar 667 kg kokainë, e cila ishte loguar me gërmat "KG". Hetimi për grupin italo-shqiptar filloi në vitin 2022, duke u bazuar në përgjimet e çkoduara të aplikacionit "Sky ECC". "Banda drejtohej nga një familje italiane me kontakte me furnizues në Kolumbi dhe kimistë në Belgjikë,"- thuhet në raportin e zyrës së policisë evropiane të Europol. Droga e sekuestruar Mesazhet zbuluan se grupi dërgonte drogë në të paktën gjashtë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë. Përpara se të shpërndahej në këto vende, lënda narkotike në formë paste transportohej ilegalisht në Europë, dhe...