Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            ‘Ku do t’i gjejmë paratë për të rritur pagat e pensionet?’/ Berisha tregon rrugën drejt Shqipërisë Madhështore
                            Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rritja e pensioneve dhe pagës minimale siç ka premtuar PD është plotësisht e mundshme, nëse vihen në funksion mekanizmat rregullatorë të shteti. I ftuar në emisionin Now, Berisha solli si shembull koston e rrugëve të ndërtuar në kohën kur qeveriste PD me ato të ndërtuara në qeverinë e majtë për të treguar atë që ai e quan abuzim me buxhetin  e shtetit, para që siç tha mund të shpërndahen për të rritur mirëqenien e popullsisë. Berisha: Është e vërtetë që largimi masiv i njerëzve ka ulur numrin e të punësuarve, por ka edhe një informalitet shumë të madh që arrin minimumi 40 për qind, dihet që në një sistem korruptiv lufta kundër informalitetit bëhet iluzion, nuk të...