Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Meta i pandehur, avokati: Ish-anëtarë të LSI duhej të ishin të pandehur
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-presidentin Ilir Meta me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit tha në një komunikim për mediat nga SPAK se procesi ndaj Metës është një çështje e montuar politikisht dhe se mbyllja e hetimeve pas zgjedhjeve është e mirëmenduar për të tërhequr vëmendje. Cakrani hodhi akuza ndaj ish-zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë të LSI, të cilët siç tha kanë pasur dijeni për lobimet e partisë që drejtohej nga Meta. “Pasi të njihemi me aktet, se janë fashikuj të tërë, rreth 50, do bëjmë kërkesat tona jo vetëm për hetime shtesë por edhe për të pyetur dëshmitarët. Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e LSI...