Nis “Defender Europe 25”, Rama: Shqipëria, rol strategjik për suksesin e operacioneve

Nis “Defender Europe 25”, Rama: Shqipëria, rol strategjik për suksesin e operacioneve

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” nisi zyrtarisht në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka luajtur një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara. Sipas kreut të qeverisë, “Defender Europe 25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantik. “Ka nisur zyrtarisht në orët e para të mëngjesit stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ‘25”. Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan...