Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqiptari kapet në fermën e kanabisit prej 900 mijë paundësh në Angli, dënohet me 14 muaj burg
Një shtetas shqiptar 47-vjeçar është dënuar me 14 muaj burgim në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kap nga autoritetet brenda një banese të përdorur për kultivimin e kanabisit. Ai kishte pranuar fajësinë për përfshirjen në aktivitetin e paligjshëm, ndërsa vlera e drogës së sekuestruar llogaritej në afro 900 mijë paundë. Autoritetet britanike kishin nisur hetimet pas dyshimeve që lindën nga gjendja e jashtme e banesës dritaret ishin të mbyllura me dërrasa dhe nuk po paguhej qiraja. Kur policia hyri në objekt, gjeti brenda shtetasin Adriatik Abazi, i cili ndodhej vetëm. Sipas dëshmisë së tij, Abazi kishte mbërritur në Britani për të vizituar një mik, por gjatë një vizite në një lokal në Londër, ishte afruar me disa bashkëkombës. Ai tregoi se pas konsumimit të alkoolit...